Në herën e parë që zbarkon për tu ndeshur me përfaqësuesen e Kosovës në Prishtinë, kombëtarja angleze e futbollit ka përzgjedhur një listë plot lojtarë të rinj dhe premtues për transfertën e këtij muaji.

Xhejms Medison, Okslejd Cembërlejn, dhe Fikajo Tomori janë përfshirë për lojën e tyre të mirë këtë sezon, dhe me të gjitha gjasat do të aktivizohen në impenjimin e dyfishtë ndaj ballkanasve, si me Kosovën ashtu dhe Malin e Zi.

Por jo vetëm kaq. Trajneri Geret Sauthgejt i ka siguruar sërish për vendin e tyre edhe Tyrone Mings, Mason Mount, Tammy Abraham dhe Harry Uinks.

“Kemi disa probleme me dëmtimet por kam besim te futbollistë që kam grumbulluar. Dele Ali, Uokër dhe Xhese Lingard nuk do të jenë këtë radhë”- tha Sauthgejt.

Anglia ka fituar 5 nga 6 ndeshjet kualifikuese në Europianin 2020 dhe kryeson grupin me 3 pikë më shumë se ndjekësit më të afërt. Beteja për vendin e dytë kualifikues është mes Çekisë dhe Kosovës që do të përplasen direkt në 14 nëntor.

Top Channel