Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutave në autostradën Durrës-Tiranë pranë mbikalimit për në Rinas.

Mësohet se nga aksidenti një grua është në gjendje të rëndë.

Makina humbi kontrollin dhe kaloi mbi bordurën ndarëse të rrugës. Nga aksidenti është rrëzuar edhe një shtyllë.

Mësohet se nga përplasja janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën dy pasagjeret në këtë automjet shtetasja I. H, dhe M.H, të cilat u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Më poshtë do gjeni edhe pamje nga aksidenti.

Top Channel