Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në fshatin Qukës, shtetasi E.B., banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, është përplasur me mjetin tip Fugon, me drejtues shtetasin E.K., banues në Elbasan.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit Xh.K., Xh.K., të cilët ishin pasagjerë në mjetin tip Fugon, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Top Channel