Dy të shoqëruar nga policia për atentatin në Durrës
01/11/2019 21:46
Dy persona janë shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në autostradën Tiranë-Durrës, ku u qëllua me armë ndaj makinës ku udhëtonte edhe prokurori Arjan Ndoji.
Mësohet se shtetasit me iniciale P.L., dhe J.M., janë shoqëruar nga uniformat blu për t’u marrë në pyetje mbi ngjarjen.
Deri më tani nuk ka patur asnjë komunikim nga policia, përveç informacionit paraprak që u dha pak minuta pasi ndodhi ngjarja.
RENEA stacionohet në Durrës, masa të larta sigurie pas atentatit ndaj prokurorit
Top Channel