Superliga në mesjavë/ Ndeshjet e javës së 9 do të luhen të mërkurën dhe të enjten

22/10/2019 19:00

Kategoria Superiore rikthehet këtë të mërkurë me ndeshjet e javës së 9 që testojnë seriozisht skuadrat e kreut dhe pritet të ndryshojnë hierarkinë në renditje.

Në orën 13:00 të së mërkurës Kukësi pret Luftëtarin, një përballje e lehtë në letër për verilindorët por pavarësisht diferencës në renditje, miqtë nga qyteti i Gurtë kërkojnë ti shpëtojnë zonës së rënies.

Teuta kryesuese impenjohet në Lac, dhe një disfatë ndaj kurbinasve me të gjitha gjasat do ti bëjë të rrëshqasin në klasifikim. Bregdetarët kanë 15 pikë, më shumë se askush tjetër në këto ndeshje të zhvilluara deri më tani.

Kjo është edhe panorama e plotë e sfidave të programuara këtë mesjavë në kampionatin shqiptar të futbollit.

Top Channel