Një tornado i furishëm ka goditur Dallasin të dielë që lam pas dhe si pasojë një person ka ndërruar jetë.

Radari konfirmoi tornadon e goditur në afërsi të Aeroportit Love Field dhe u zhvendos në verilindje nëpër qytet rreth orës 9, të dielën, tha meteorologu i Shërbimit Kombëtar të Motit, Jason Godwin.

Nuk kishte raportime për viktima ose plagosje serioze në Teksas në fillim të së hënës, por zëdhënësi i zjarrfikësve Jason Evans thotë se tre persona ishin shtruar në spital për vlerësimin e dëmtimeve jo të rrezikshme për jetën. Dhjetëra mijëra njerëz ishin pa energji elektrike.

Ekuipazhet kontrolluan ditën e sotme nëpër rrënojat e shtëpive dhe bizneseve të shkatërruara nga tornado i furishëm një natë më parë, dhe bëjnë me dije se një person ka gjendur vdekjen pasi është goditur nga një pemë në Arkansas, pasi stuhitë u zhvendosën në verilindje.

Top Channel