Katolikët, thirrje për pajtim/ Mesazhi në festën e Zojës së Shkodrës, pajtoren e gjithë Shqipërisë

21/10/2019 15:10

Me lutje, nderime dhe proçesione, besimtaret dhe kisha katolike në Shkodër kanë përkujtuar një prej festave më të rëndësishme të qytetit, Zojen e Shkodrës, pajtoren e të gjithë Shqipërisë.

Për dy ditë me rradhë, besimtaret u luten për paqe në Shqipëri ndërsa nga kleri, nuk munguan as mesazhet ndaj politikës që të kenë në plan të parë interesat qytetare përkundrejt atyre personale

Qytetarët kërkojnë që Zoja e Shkodrës, ndonëse fizikisht larg, t’i bekojë dhe ti afrojë me Zotin.

Klodian Zhivani

Top Channel