Guardiola: Nuk jemi ende gati për të fituar Ligën e Kampionëve

21/10/2019 09:54

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola mendon se skuadra e tij nuk është ende gati për të fituar Ligën e Kampionëve.

Është bërë zyrtare se dëshira me e madhe e gjigantit anglez është të fitojë Ligën e Kampionëve, trofe të cilin nuk e ka fituar asnjëherë në histori të klubit.

Tekniku spanjoll beson se klubi do të jetë i gatshëm për të fituar këtë trofe, atëherë kur të përmirësohet akoma më shumë..

“Njerëzit thonë se Liga e Kampionëve është synimi kryesor, por nuk jemi gati. Mund të përmirësohemi edhe më shumë. Jemi klubi i cili në dy sezone ka shënuar shumë gola dhe ka krijuar shumë shanse. Nuk kam dyshim për këtë gjë, por duhet të vazhdojmë të përmirësohemi”, deklaroi ai.

City këtë sezon është në vendin e dytë me 19 pikë, gjashtë me pak se lideri Liverpool, klub i cili nuk ka pësuar humbje këtë sezon në kampionatin anglez.

Top Channel