Zyrtarët e shëndetit në Amerikë po përballen aktualisht me dy çështje të rëndësishme, hetimet e të cilave janë ende të hapura; përdorimi i ‘vape’ nga të rinjtë si dhe fluksi i problemeve të mushkërive që ka prekur qindraqytetarë dhe janë regjistruar 18 të vdekur.

Ish komisionari i Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) Marc McClellan në një intervistë për CNBC tha se “FDA vlerëson si një problematikë faktin që shumë duhanpirës zgjedhin të vazhdojnë konsumimin e cigareve tradicionale. Kjo zgjedhje e tyre përbën dhe shkakun kryesor të vdekjeve nëAmerikë. Për këtë Arsye FDA po merr te gjitha masat që t’u vijë në ndihmë duhanpirësve që nuk e lënë dot duhanin për ti orientuar drejt alternativave më të sigurta”.

Lidhur me situatën aktuale McClellan sqaroi se “të gjitha këto raste po u ndodhin njerëzve të cilët kanë përdorur ‘vape’ të prodhuara në kushte shtëpie, jo nga ata që janë të njohur dhe të kontrolluar për përmbajtjen e tyre, por produkte të tjera që përmbajnë derivate të marijuanës apo vajra të ndryshëm. Dhe janë pikërisht këto përbërës shtesë që po shkaktojnë problemet”, tha ai duke shtuar se “nuk dimë aq sa duhet mbi këto pajisje ‘vaping’ që po shkaktojnë problemet, ndryshe nga pajisjet qëpërdorën dhe njihen gjerësisht në treg”.

I pyetur lidhur me alternativat që ekzistojnë aktualisht kundrejt cigares tradicionale,McClellan sqaroi se pse FDA po tenton t’i drejtojë duhanpirësit drejt këtyre zgjedhjeve.

“Nuk është nikotina risku më i madh që i vjen shëndetit nga duhani, por janë elementet e tjerë që ndodhen në cigare si djegia, hiri, si edhe elemente të provuar kanceroze, ndaj ne duam ti drejtojmë njerëzit qëpinë duhan larg këtyre elementeve të dëmshëm dhe ti orientojmë drejt alternativave më të sigurta. Aktualisht kemi disa alternative të cigareve që janë të disponueshme, ku përmes tyre merret nikotina, dhe për të cilat ka një rregullore të FDA. Ka shpresa që disa prej këtyre alternativave, me evidencat e tyre mund te ndihmojnë duhanpirësit e rritur të lënë duhanin. Nuk kemi arritur ende aty ku duhet. Kompanitë dhe industria duhet të jenëpro aktive dhe te zhvillojnëprovat e nevojshme që të tregojnë që produktet e tyre janë më të sigurta se cigaret apo se çdo duhan me djegie si dhe te tregojnë që mund tëndihmojnë të rriturit të lënë duhanin ashtu si dhe të mos inkurajojnë të rinjtëtë nisin përdorimin e nikotinës”.

FDA shqyrtoi për rreth 2 vjet evidencat shkencore të IQOS, pajisjes që ngroh duhan të vërtetë, e zhvilluar nga Philip Morris. Në prill, FDA konfirmoi që tregtimi i IQOS, i cili ngroh por nuk e djeg duhanin, është i përshtatshëm për mbrojtjen e shëndetit publik. Vendimi i agjencisë erdhi pas një vlerësimi shkencor gjithëpërfshirës të produktit të duhanit me ngrohje të PMI-së (PMTA) të paraqitur në agjenci në vitin 2017. IQOS është teknologjia e parë e duhanit me ngrohje elektrike që është autorizuar të shitet dhe në SHBA nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA).
Sipas ish komisionarit të FDA, ky autoritet prej kohësh është përpjekur për të vendosur një rregullator agresiv.

Por ky është një proces që kërkon kohë pasi duhet vendosur në zbatim, të monitorohet, të udhëzohen kompanitë ekzaktësisht mbi çfarë duhet bërë që produktet të jenë të sigurta dhe të përshtatshme për përdoruesit. FDA është në proces për këtë dhe pritet që afati përfundimtar të jete pranvera e ardhshme, megjithëse ka shpresë që do të arrihet edhe më herët.

Top Channel