Viola Gjoleka: Njerëzit nuk e kuptojnë lodhjen e televizionit, nuk e di nëse do e zgjidhja!

19/10/2019 17:54

Viola Gjoleka ose ndryshe Ledia e serialit të njohur “Love likes Tirana” ka qenë e ftuar këtë të shtunë në Pop Culture. Ajo ka diskutuar me Dojnën eksperiencën e saj si aktore e LLT, raportet me vajzat e tjera dhe çdo gjë tjetër që më parë nuk e kemi ditur për të.

Gjatë intervistës, Viola është ngacmuar nga Dojna nëse i pëlqen televizioni dhe e sheh si një mundësi në të ardhmen.

“Unë e vlerësoj shumë televizionin, i vlerësoj shumë njerëzit që punojnë në televizion sepse që kur jemi përfshirë dhe vet me këtë pjesën e xhirimeve që nga grimi, veshja mendoj që është një gjë realisht e lodhshme, impenjative dhe që nuk do t’ja dijë për humorin tënd, puna në zyrë është më komode.

Televizioni ka shumë lodhje mbrapa që njerëzit nuk e kuptojnë, ka goca që e kanë ëndërr, por përsa të them të drejtën televizionet shqiptare më duken pak boring. Disa emisione janë interesante disa nuk i shtyj dot.”- ka treguar Viola Gjoleka.

Top Channel