Një 41-vjeçar, i cili ushtronte dhunë psikologjike ndaj familjarëve të tij ka rënë në pranga nga policia e Kosovës në Deçan .

I arrestuari u bënte vazhdimisht presion familjarëve  duke gjuajtur me armë brenda shtëpisë, çka ka vënë në rrezik edhe qytetarët e tjerë.

Pas arrestimit dhe kontrollit në banesën e tij, janë gjetur dy armë automatike AK-47 të kalibrit 7.62mm, dy pistoleta (kalibër 9x19mm dhe 6.65mm), një armë e rëndë (zoll krahu- antitank), trembëdhjetë (13) karikator për AK-47, treqind e pesëdhjetë (350) fishekë të kalibrit 7.62 mm, dy karikatorë për pistoletë dhe 28 fishekë të kalibrit 9x19mm, nëntë (9) fishekë të kalibrit 6.65 mm, tri (3) maska të zeza dhe tri (3) palë targa të targa dhe mjete tjera si prova materiale.

Në shtëpinë e të dyshuarit janë parë edhe gjurmët e të shtënave me armë brenda shtëpisë.

Top Channel