Reja kërkon lojë dhe pikë/ Para ndeshjes me Moldavinë: Vijimi i kontratës në dorën e FSHF

13/10/2019 20:22

Loja e mirë e kombëtares shqiptare në sfidën e zhvilluar ndaj Turqisë u pasua nga zhgënjimi në finalen e sfidës në Stamboll me humbjen e pamerituar, diçka që sipas trajnerit Reja, ka lënë shenjë te kuqezinjtë.

“Ishim disi nervozë pas ndeshjes me Turqinë, më shumë për rezultatin sesa për lojën. me rëndësi ka të mbajmë këtë intensitet pasi rezultate do të vijnë”, tha reja.

Pavarësisht se kualifikimi në grup është diçka e pamundur, transferta në Kishiniev, kundër Moldavisë përfaqëson një shans për të marrë rezultat, përveç lojës së mirë. Objektiv është vendi i tretë.

“Nëse rikuperohen të gjithë nuk kam ndërmend të ndryshoj gjë në formacionin titullar. Nuk mendoj se do bëj ndryshime domethënëse. na intereson të vazhdojmë me paraqitjet e kohëve të fundit edhe pse të luash jashtë me Moldavinë nuk është e thjeshtë. Na vunë në vështirësi në përballjen e parë dhe shënuam në fund. Kemi detyrën ta vlerësojmë si duhet. Cdo ndeshje ka një histori të sajën”, u shpreh ai.

Në diskutimin e vazhdueshëm për rinovimin, trajneri Reja e kaloi topin në fushën e FSHF-së

“Do më pëlqente të vazhdoja punën me këtë skuadër, por do shohim se cfarë shkoi dhe nuk shkoi gjatë eliminatoreve, të shohim renditjen dhe pikët. Është një pyetje ku duhet të përfshihet dhe presidenti pasi unë jam i lumtur nëse do të vazhdoj me këtë skuadër. Më jep stimuj dhe përgjigje pozitive.”, tha Reja më tej.

Shqipëria luan ndaj Moldavisë në transfertë mbrëmjen e së hënës në orën 20:45 në stadiumin e Kishinievit.

Top Channel