Sot në mbrëmje në orën 21.00, të gjithë shqiptarët do të ngulen para ekranin të Top Channel, sepse fillon spektakli më i famshëm, më i komentuari e më i pëlqyeri, nga të gjithë, të mëdhenj e të vegjël, brenda e jashtë Shqipërisë, Hell’s Kitchen. Këtë vit ky show duket se do të nisë çuditshëm…. me një dasmë moderne
Në kuzhinën e madhe të ferrit, të gjithë butonët janë ndezur. Shtëpia e re dhe e madhe, ku do të mblidhen konkurrentët e këtij edicioni, i ka hapur dyert për një reality show fantastik. Gjithçka është gati për të filluar fuqishëm edicionin e ri të Hell’s Kitchen Albania 2, që këtë herë duket se do të nisë me një dasmë shumë moderne, siç përpiqet ta zbulojë deri diku dhe spoti i këtij produksioni.
Shefi i tmerrshëm, Renato Mekolli po rikthehet për të çuditur e trazuar edhe një herë audiencën me debatet e forta, të cilat mund të ndodhin vetëm në kuzhinën e tij të djallit.
Hell’s Kitchen i këtij viti, me autore Zefina Hasanin dhe regjisor Redi Trenin, është konceptuar që të sjellë përveç sfidës së gatimit edhe elemente të tjera të një reality show, ku nuk do të mungojnë sigurisht historitë personale e familjare të konkurrentëve. Do të ketë formula të forta gare e eliminimi, debate, lot gëzimi e hidhërimi e shumë surpriza që do të nisin të zbulohen çdo javë e nga pak, duke nisur nga kjo e premte, në orën 21.00 në ekranin e Top Channel.
Dasma është e para që do të zbulohet, por çfarë do të ndodhë pas saj? Mbetet të shohim Hell’s Kitchen Albania 2.
Top Channel