Video/ Tension te Drejtoria e Policisë së Tiranës, banorët e “Unazës” tentojnë të thyejnë derën

10/10/2019 10:56

Ka nisur me tension protesta e banorëve të “Unazës së Re” përpara ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Një prej banorëve ka tentuar të thyejë derën kryesore të godinës së Policisë, por është ndaluar nga protestuesit e tjerë.

Mëngjesin e sotëm u shoqëruan disa banorë të asaj zone, çka ka ngjallur reagimin e ashpër të të afërmve të tyre.

Aktualisht përpara ambienteteve të Drejtorisë të Policisë ndodhen edhe disa prej ish-deputetëve të PD dhe LSI.

Banorët e “Unazës së Re” protestojnë prej gati një viti kundër projektit që parashikon zgjerimin e rrugës dhe shembjen e shtëpive të tyre.

  Ndryshimi i Kodit Penal/ Efektet e para te banorët e “Unazës së Re”, tre në pranga

  Sërish tensione te “Unaza e Re”, video e shoqërimit të një prej banorëve

Top Channel