Nobeli në letërsi, Spiropali: Fal zotit nuk është gjallë Hitleri, se do fitonte Nobelin

10/10/2019 17:10

Sot është dhënë Nobeli në Letërsi dhe ka fituar Peter Handke, një person i cili njihet për deklaratat e tij pro serbe dhe kundër shqiptarëve.

Elisa Spiorpali ka reaguar me anë të një statusi në Tëitter duke e quajtur atë “glorifikuesit të Millosheviçit, mbështetësit të genocidit kundër shqiptarëve të Kosovës, njeriut që qau në varrimin e kasapit të Ballkanit”.

Statusi i Spiropalit:

Nobeli për Letërsi iu dha Peter Handke, glorifikuesit të Millosheviçit, mbështetësit të genocidit kundër shqiptarëve të Kosovës, njeriut që qau në varrimin e kasapit të Ballkanit. Fal Zotit nuk është gjallë Hitleri se Nobelin do e fitonte “Mein Kampf”-i. #TurppërKomitetin

 

Top Channel