Masivi pyjor me pisha nga Qafa e Buallit e deri ne fshatin Klos Katund ka nisur të thahet.

Shumë prej pishave janë tharë plotësisht, duke shkaktuar një dëm të madh ekonomik.

Sipas specialistëve të pyjeve, shkak kryesor për këtë mbetet sëmundja e procesionares së pishës. Edhe pse një pjesë e këtij masivi është trajtuar 3 vjet më parë, situata vijon të mbetet problematike.

Përgjegjësi i Sektorit të Pyjeve në Bashkinë Klos, Roland Celami tha se fillimisht specialistët do të vërtetojnë shkakun e vërtetë të tharjes e më pas do të veprohet për zgjidhjen e problemit.

Procesionarja është nder problemet më të mëdha me të cilët po përballen masivet pyjore me pishë të zezë.

Top Channel