“Tre musketierët” dhe një grek, koncerti i muzikës rok të martën në amfiteatrin e Tiranës

07/10/2019 19:45

Ndryshe nga dy koncertet e shkuara, ‘3 musketierët’ e muzikës më të mirë shqiptare nuk do të performojnë të vetëm në mbrëmjen e 8 tetorit në Amfiteatrin e Tiranës. Por Aleksandër Gjokës, Elton Dedës dhe Redon Makashit për më shumë se dy orë do tu bashkohen edhe shokët, dashamirësit e muzikës rock. Një natë me “3 musketierët & Friends”.

“3 musketierët” do të interpretojnë duete me këngëtarë të njohur e të përafërt me zërin e tyre.  Kastriot Tusha, Eneida Tarifa dhe Flaka Krelani do të sjellin bashkë me 3 “musketierët” versionin më të mirë të repertorit të 3 rokerëve si dhe nga një këngë të vetën.

E koncertin e nesërm do e plotësojë performanca e  kantautorit të njohur grek,  Kristos Dantis.

Kristi Gongo

Top Channel