Njeriu që zbuloi aftësitë e Sebastian Fetel që në fillimet e karrierës në garat automobilistike i ka thënë pilotit gjerman se karriera e tij te Ferrari është në fundin e saj.

Helmut Marko, personazhi influencues i Formula 1 që i dha Fetel-it kënaqësinë e debutimit me Toro Roso në 2007 para se të ngjiste me radhë shkallët deri në 4 tituj botërorë, ka një mendim radikal mbi atë se çdo të pasojë në javët e ardhshme.

Pavarësisht se fiton më shumë se 40 milionë Euro në sezon dhe konsiderohet pilot i parë te Ferrari, Sebastian vuajti urdhrat e ekipit duke u detyruar të mbështesë yllin në ngjitje, Sharl Lëklerk. Kjo situatë dukej e pamendueshme muaj më parë, që një debutuesi ti hapej rruga në dëm të kampionit.

“Ferrari nuk arriti të fitonte pavarësisht se kishte makinën më të shpejtë dhe njëriun më të aftë. Skuadra sakrifikoi Sebastian Fetel dhe ai nuk ka më të ardhme atje”.

32 vjeçari Fetel ka fituar vetëm 1 herë në 13 muajt e fundit dhe pavarësisht kontratës deri në fundin e vitit 2020, me gjasë do të sakrifikohet nga skuadra italiane. Në kontrast me gjermanin, Lëklerk ka fituar 2 gara dhe është renditur 6 herë në Pole Position në edicionin e këtij viti në Formula 1.

Top Channel