Rikthehen lëkundjet e tokës, ku ishte epiqendra e tërmetit
24/09/2019 08:35
Mëngjesi i sotëm ka rikthyer edhe lëkundjet e tokës. Një tërmet me magnitutë 3.4 dhe thellësi 2 km është regjistruar në orën 07:22.
Epiqendra ka qenë 1 km në perëndim të Vorës, shumë pranë me kryeqytetin, Tiranën.
Lëkundjet janë ndjerë në Vorë, Tiranë, Durrës dhe zonat e tjera përreth.
Aktualisht nuk raportohet për dëme materiale.
Top Channel