Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e shkatërrimit në kryeqytet pas tërmetit 5.8 ballë i shkallës Rihter, i cili goditi vendin pasditen e djeshme, ndërkohë që lëkundje të tjera vijuan edhe gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, por me intensitet më të vogël.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Rama nxjerr edhe pamjet e grupeve të punës, të cilët kanë qenë në gatishmëri për t’iu dhënë ndihmën qytetarëve, të tmerruar nga lëkundjet e forta, një pjesë e të cilëve kanë kaluar dhe natën jashtë.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel