Është vetëm java e katërt e kampionatit italian dhe atmosfera rreth saj është ndezur tashmë kjo për faktin se këtë të shtunë është rezervuar edhe derbi i Milanos apo sic quhet ndryshe derbi i Madonninës mes Milanit dhe Interit.

San Siro do të jetë arena e një përballjeje shumë të luftuar pavarësisht situatave që po jetojnë të dy klubet milaneze. Kur bëhet fjalë për një derbi asgjë tjetër nuk ka rëndësi, pasi rezultati i vetëm që kërkohet është vetëm fitorja.

Sfida e mbrëmjes së kësaj të shtune pritet të jetë po kaq e zjarrtë me një tifozeri shumë entuziaste. Historia e përballjeve në këtë derbi flet për zikaltrit.

Ajo e sotmja do të jetë Derbi i 224 i Milanos. Në kampionat Milani dhe Interi janë përballur 170 herë, me Interin që ka fituar 64 të tilla, kundrejt 51 të Milanit me këtë të fundit që suksesin e fundit në derbi e ka regjistruan në 31 dhjetor të 2016.

Sfida mes Milanit dhe Interit do të jetë edhe derbi i trajnerëve Marko Xhampaolo dhe Antonio Konte të cilëve nuk u lejohet as gabimi më i vogël. Ajo e kësaj të shtune do të jetë edhe përballja e Piatek dhe Lukakut.

Polaku nuk gjente golin për shumë kohë dhe u zhbllokua në sfidën ndaj Veronës edhe pse me 11 metërsh kështu që ai do të kërkojë vazhdimësinë. Përsa i përket Lukakut, pas një fillimi të vrullshëm ka bërë një frenim të fortë në 2 ndeshjet e fundit, diçka që e motivon belgun për t’u kthyer sulmuesi i frikshëm i ndeshjeve të para.

Emiocionet e Derbtë të zjarrtë të Milanos ku padyshim tifozeria ka përgatitur koreografi të mrekullueshme, do ta përjetoni në platformën Digitalb, ashtu sikurse edhe një sërë takimesh të tjera sportive të programuara për sot

Top Channel