Ka nisur nata e parë e Bazaar Festival, i cili do të gjallërojë për tre ditë Pazarin e Korçës. Një aktivitet interesant për të gjallëruar qytetin dhe për tu ofruar diçka më tepër turistëve dhe vizitorëve që në fundjavë zgjedhin Korçën për të pushuar.

Nata e parë do te jetë me muzike jazz dhe i kushtohet figurës së Gjon Milit fotografit të njohur, me origjinë nga Korça.

Në netët e tjera do të mbahen koncerte me muzikë rrok dhe pop.

Top Channel