Terapisti anonim i cili me disa mesazhe akuzonte për sulm seksual aktorin e njohur amerikan Kevin Spacey ka vdekur para zhvillimit të gjyqit.

I njohur si ‘John Doe’ terapisti ka akuzuar aktorin 2 vite më parë.

Avokati i terapistit tha se trashëgimtarët e tij mund ta vazhdojnë precesin gjyqësor ndaj aktorin që ka fituar Oscar por atëherë ata dhe terapisti do të identifikoheshin publikisht.

Kujtojmë që për Space kohët e fundit ka pasur shumë akuza nga të rinj për ngacmime seksuale. Në muajin korrik akuzat e bëra nga një 18 vjeçar u hodhen poshtë nga gjykata.

Top Channel