Janë zhvilluar pasditen e së mërkurës ndeshjet e raundit të parë të Kupës së Shqipërisë.

Mes shumë përballjeve bie në sy ndalesa në një barazim pa gola i Tiranës kryesueses së kampionatit me Shën Kollin. Kanë qenë disa raste për skuadrën e Ardjan Memës, por rezultoi e pamundur që shënonin në portën e vendasve.

Kryeqytetasit dhe trajneri i tyre Mema e kishin vlerësuar maksimalisht këtë ndeshje duke lënë një formacion rreth 80% i ngjashëm me atë që po dominon kampionatin, por i duhet të presë ndeshjen e dytë për të siguruar kualifikimin. Po në këto shifra 0-0 është mbyllur edhe ndeshja mes Elbasanit dhe Laçit. Edhe për kurbinasit, Kupa e Shqipërisë është një trofe shumë i rëndësishëm duke qenë se jo rrallëherë Laçi e ka shfrytëzuar për të kapur Evropën.

Në ndeshjet e tjera surpriza më e madhe është fitorja e Velecikut me Flamurtari 2-, ndërsa Kukësi fitoi 1-3 me Shkumbinin, Skënderbeu ka fituar “derbin” korçar me Devollin me shifrat 4-1, ndërsa Luftëtari regjistron fitoren e parë sezonale, por e bën në kupë duke mundur Turbinën. Ndërkohë në grupin A Partizani mundi Vorën 3-0  dhe Erzeni Dinamon po me shifrat 3-0.

Top Channel