Digjitalb i ka ofruar banorëve të Kolonjës një ofertë shumë të favorshme për të ndjekur programet televizive.

Oferta për të ndjekur transmetimet me të drejta me program të pasur dhe të ligjshme vjen edhe si një reagim ndaj situatës së rëndë me piraterinë televizive kundër së cilës nuk po reagon asnjë institucion.

Në një lidhje direkte në edicionin e orës 19:30, gazetarja e Top Channel Dhorjela Cule njoftoi se paketa mujore e re e Digitalb kushton vetëm 490 lekë, ndërkohë që seti satelitor kushton 4990 lekë.

Për ofertën ka pasur interes të lartë nga qytetarët dhe reagimi ka ardhur menjëherë pas gjendjes së krijuar nga kabllori Ersekasat, me të cilin tashmë do merret prokuroria pasi ai piratonte të gjithë kanalet e Digitalb dhe iu ka shkaktuar një kosto shumë të lartë qytetarëve.

Top Channel