Në fshatin Prelez të komunës Ferizaj në Kosovë, banorët u ngritën në protestë për të mbrojtur oborrin e shkollës.

“Bac, edhe oborrin na e morën” janë disa nga shkrimet në pankartat që ata mbajnë në duar.

Top Channel mëson se oborri ka qenë pronë e Agjencisë Kosovare të Privatizmit, e si pasojë toka është privatizuar dhe shitur.

Banorët thonë se aty do të hapet një biznes privat. Qytetari nga Ferizaj, i prezantuar si Gëzim Osmani dërgoi pamjet nga protesta që u zhvillua sot para komunës.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel