Ardhja e Zidane në drejtimin e Real Madrid u prit me shumë bujë dhe pritshmëritë e tifozëve dhe drejtuesve të klubit janë të larta duke pritur rikthimin e ekipit tek sukseset.

Zidane këtë merkato bëri dhe transferimet që deshi vetë duke konfirmuar forcën që i është dhënë në vendimarrje.

Ish- presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, ka folur për mediat spanjolle, për gjendjen aktuale tek Real Madridi ku saktësisht u ndal tek marrëdhëniet ndërmjet Florentino Perezit dhe Zinedin Zidane.

Real Madrid gjatë afatit kalimtar të transferimeve, nuk ka arritur që t’i realizoj disa transfere të cilat i kishte kërkuar trajneri i kësaj skuadre Zinedin Zidane.

Mirëpo, presidenti i klubit Florentino Perez, kishte ngecur me afrimin dhe largimin e disa lojtarëve, e për këtë është tensionuar situata në mes këtyre dy të fundit.

Calderon e ka konfirmuar se tensionet janë të mëdha ndërmjet Zidanes dhe Perezit.

“E di që lidhjet mes tyre nuk janë të mira. Perez nuk i bleu ose shiti lojtarët e kërkuar. Tensioni është i madh, andaj janë këto rezultate”, ka treguar Calderon.

Top Channel