Një frazë raciste, e përdorur për të ilustruar konsideratën e lartë ndaj Romelu Lukaku-t, i ka kushtuar shtrenjtë analistit Luciano Passirani-t, që u përjashtua nga studioja e televizionit në Top Calcio 24.

Passirani ishte duke folur për sulmuesin belg të Interit, ndaj të cilit nuk i kurseu elozhet, teksa theksoi se ka forcë fizike dhe kualitet si askush tjetër në Serinë A, por një batutë e fundit, ishte tërësisht e pavend.

“Duhet të kesh 10 banane që t’ia japësh, për ta ndaluar”, tha Passirani, por pikërisht kjo batutë bëri që të reagonte edhe drejtori i televizionit Fabio Ravezzani, i cili kërkoi ndjesë dhe përjashtoi Passirani-n nga emisioni.

Top Channel