Një nga teknologjitë e mrekullueshme që solli internet është mundësia për të parë çdo pjesë të globit nga sateliti.

Google Earth, nga Google, është program më kryesor që përdoret, dhe më I saktë.

Kohët e fundit u përhap lajmi se një banor kishte parë me Google Earth pranë shtëpisë së tij, dhe kishte shquar një makinë që dukej brenda në ujë. Policia zbuloi se makina i përkiste një personi që ishte zhdukur që në vitin 1997, dhe mbetjet e trupit ishin ende brenda.

Por Google Earth ka zbuluar edhe më shumë se aq. Pamjet nga sateliti kanë fotografuar skena vrasjeje, vrasës, e kanë shërbyer që hetuesit të zbulojnë fajtorë.

FOTO GALERI
1/12
Në vitin 2018, një video e tmerrshme shfaqi dy gra dhe dy fëmijë që u morën nga ushtarë të armatosur nga ushtria e Kamerunit, dhe u ekzekutuan. Në foto duket ushtari duke i mbuluar kokën fëmijës para se ta ekzekutonte. Shteti i Kamerunit mohoi të ishte kryer nga ushtarët e tyre, por hetuesit përdorën Google Maps, krahasuan vendndodhjen e pemëve dhe rrethinave të tjera, dhe zbuluan se ku ishte kryer vrasja. Kjo bëri që të kuptohej qarët që ushtria kamerunase kishte dorë, ndaj qeveria e vendit nisi hetimin dhe ka dërguar shtatë persona për gjykim.

Top Channel