Ndërkohë që na ndajnë shumë pak ditë nga fillimi i një viti të ri shkollor, studentë të rinj do të hyjnë nëpër korridoret e Universitetit të Arteve, ndërkohë që të tjerë dalin nga këto dyer për t’u përballur me tregun e punës

Një treg pune, i cili patjetër ka shumë sfida. për ta, por edhe për pedagogët, të cilët hartojnë programe dhe kurrikula, në mënyrë që t’i ndihmojnë sa më shumë në të ardhmen e tyre.

“Përpjekjet janë shumë të mëdha. Pavarësisht se jemi në një dizavantazh social shoqëror, sepse normalisht duhet të kishim një sistem të koordinuar. por gjithsesi ne jemi dhe flasim me hapa optimistë përsa i përket punësimit të studentëve, i cili ndodh qysh kur ata janë në shkollë”, shprehet Ardian Isufi.

Në Fakultetin e Arteve të Bukura ekzistojnë programe studimi, Erasmus plus, alumni apo projekte alternative bashkëpunimi, megjithatë për studentët e ardhmja në treg është paraqet shumë vështirësi.

“Nuk mungon elementi jonë promovues i studentëve, por kjo nuk është e mjaftueshme për ti futur dhe integruar menjëherë ata në çështjet e punësimit”, ka thënë Ardian Isufi.

Programi i atelierit të Grafikës zhvillon Grafikën e Lirë dhe Dizajnin Grafik. Atelieri Tekstil dhe Modë ndërton tek studentët një formacion artistik, duke u bazuar edhe tek kreativiteti dhe mbështetja e ideve të tyre. Ndërsa në Atelierin e Multimedias idetë dhe koncepti janë dy operatorët kryesorë që venë në lëvizje formën e të arsyetuarit. Dhe kërkesat e tregut shkojnë më tepër kah këtij atelieri.

“Më shumë ka interes për dizajnerat. Ka interes për multimedian, ka interes për fashion design, që është departamenti i arteve te aplikuara, ku kërkesa e punësimit është më e madhe, por nuk bien poshtë departamenti i pikturës, apo departamenti i skulpturës”, shton Isufi.

Departamentet e pikturës, skulpturës dhe qeramikës zhvillojnë aktivitetin profesional kryesisht në krijimtari të lirë.

Jetona Koçibelli

Top Channel