Neymar Senior ende nuk po arrin te kapërdijë dështimin e bisedimeve mes Barcelonës dhe Paris Saint Germainit për transferimin e djalit të tij Neymar Jr, gjatë kësaj vere.

Duke folur për median, babai dhe njëkohësisht agjenti i sulmuesit konfirmon se në fakt bisedimet mes kampionëve të Francës dhe atyre të Spanjës në të vërtetë nuk janë mbyllur aspak ndërkohë që vuri në dukje se në kontratën e Neymar me klubin parizien nuk ka asnjë klauzolë të zgjidhjes së kontratës, gjë që i vështirëson shumë gjërat.

Sigurisht 27 vjecari nuk është se po përjeton momentet më të mira te Paris Saint Germani. Neymar pritet të jetë në skuadër për ndeshjen e radhës në kampionat me Strasbourg, ndërkohë që i ati me deklaratat e tij i trazon akoma më shumë ujërat që janë tashmë të turbulluara. Në fillimin e kampionatit tifozët ultras të Paris Saint Germain e fyen Neymar edhe pse ai nuk ishte i pranishëm në stadium, ndërkohë që zërat që po qarkullojnë vazhdimisht për kthimin e tij te Barcelona, nuk po e ndihmojnë aspak atë për të gjetur qetësinë e duhur për të zbritur në fushën e lojës.

Tani rishfaqet në skenë babai i Neymar që nuk bën gjë tjetër veçse i hedh benzinë zjarrit: ‘Brazilianët duan vetëm të jenë të lumtur dhe djali im ishte i lumtur te Barcelona-tha Neymar Senior-u prek shumë nga fakti se ish shokët e tij të skuadrës i kërkuan që të kthehej.

Top Channel