Niveli i deputetëve në Parlamentin e Shqipërisë mund të kuptohet farë mirë edhe pa i dëgjuar teksa flasin në foltore, por vetëm duke lexuar jetëshkrimin (cv) e tyre. Instituti i Studimeve Evropiane publikon CV-në e njërit prej deputetëve, Kostaq Papa, i cili i ka rënë shumë shkurt pasqyrimit të eksperiencave të tij në punë dhe aktiviteteve shoqërore e politike.

Te eksperiencat në punë, deputeti shkruan: “Konsulent juridik ndërkombëtar; Koordinator universitar; Drejtues në institucionet e shoqërisë civile.” Asnjë e dhënë më shumë në CV-në e deputetit. As institucionet ku ka punuar dhe as periudha.

Në pjesën e aktiviteteve shoqërore e politike, deputeti shkruan: “Në institucione kombëtare e mbarëkombëtare e ndërkombëtare.”

Sot, personi që ka shkruar këtë CV, ndodhet në Parlamentin e Shqipërisë si deputet.

Top Channel