Përfaqësuesja e Kosovës në futboll humbi 5-3 ndaj rivalit më të vështirë të grupit në eliminatoret për Europianin 2020, por disfata e kuptueshme me Anglinë, nuk i zbeh shanset për kualifikimin potencial.

Dardanët treguan një lojë të mirë në stadiumin Sejnt Meri në Sauthempton, dhe tentuan të rikthehen në lojë disa herë, por në fund verdikti i fushës tregoi diferencat e mëdha mes ekipeve, që tani ndahen nga 4 pikë në renditje.

Janë publikuar edhe notat për lojtarët e dy ekipeve. ‘Lojtari i ndeshjes është shpallur Sterling i cili me dy golat e shënuar dhe lojën e tij fantastike mori notën 10.

Lojtari më i dobët ishte Vojvoda me notën 5.4, kjo falë autogolit të shënuar. Nga Kosova lojtari më i mirë ishte Muriqi me notën 9.1, ku shënoi gol dhe dha dy asiste.

Njihuni me notat për secilin lojtar:

Top Channel