Performancë e jashtëzakonshme, orkestra në Austri interpreton simfoninë e pambaruar të Mahler-it

08/09/2019 13:11

Një muzikë po aq e mirë sa e Gustav Mahler-it, por e krijuar nga inteligjenca artificiale?

Nuk është e pamundur, siç e dëshmoi qarte edhe performanca e jashtëzakonshme e një orkestre në qytetin austriak të Linz-it, ku u interpretua simfonia e pambaruar numër 10 e Mahler-it, e pasuar nga 6 minuta muzikë e së njëjtës linjë me kompozitorin e famshëm, vetëm se e shkruar nga software-i!!

Ideatori i projektit thotë se dallimet mes pjesëve janë të qarta, por në mesin e publikut, nuk u pajtuan të gjithë me ketë mendim.

“Personalisht, nuk arrita ta kuptoj ndryshimin. Besoj se ishte realizuar shumë mirë”, u shpreh Maria Jose Sanchez Varela, shkencëtare dhe filozofe.

Performanca ishte pjesë e Ars Electronica Festival, në Linz, një event që synon të nxjerrë në pah lidhjet mes shkencës, artit dhe teknologjisë. Truri i kësaj performance avangardë ishte kompozitori dhe studiuesi Ali Nikrang, i cili këmbëngul megjithatë se ndonëse është muzikë e tillë, që ka brenda edhe emocionet, kush e njeh vërtet Mahler-in, e kupton se nuk është dora e tij.

 

 

Top Channel