Koko Fest/ Prezantohet komedia ‘Karnavalet e Korçës’ nga teatri i Prishtinës

08/09/2019 16:30

Karnavalet e Korçës, komedia e njohur muzikore që në qendër të saj janë dy prindër të cilët vendosin për martesën e vajzës së tyre, është ngjitur në skenën e teatrit të Korçës.

E shkruar nga Spiro Comora, ajo sjell problematika të cilat vazhdojnë të jenë aktuale dhe sot. Pabarazia sociale, ekonomike dhe problematika të tjera përcillen përmes humorit fin dhe të goditur.

Me regji të Altin Bashës, teatri i Prishtinës ka sjellë me solo, duete e kuartete komedinë e njohur në Koko Fest. Vetë regjisori tregon rrugëtimin për realizimin e kësaj shfaqje dhe emocionet për të sjellë atë në qytetin e Korçës ku edhe ka lindur.

Edhe për vetë aktorët pjesmarja në Koko Fest me Karnavalet e Korçës ka qenë emocionuese.

Koko Fest, festivali i komedisë në Korçë mbyllet në mbrëmje me shfaqjen nga teatri i Shkodrës ndërsa përgjatë një jave ka sjellë emocione të shumta për publikun Korçar.

Top Channel