Valë arrestimesh në Tiranë, mes tyre edhe biznesmenë pasi akuzohen për mashtrim me skemën e TVSH-së.

Operacioni i policisë dhe prokurorisë është në zhvillim e sipër dhe thuhet se të dyshuar janë 50 persona që janë përfshirë në këtë skemë.

Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me Hetimin Tatimor kanë kryer aksionin, ndërkohë që me çështjen po merret personalisht prokurorja Elisabeta Imeraj dhe Val Prençi.

Biznesmenët akuzohen se kanë kryer veprën penale “Mashtrimi në subvencione”, e cila sipas ligjit dënohet me gjobë ose me burgim deri në katër vjet.

Deri më tani nuk ka emra të biznesmenëve që janë arrestuar, ndërsa në orët në vijim pritet që të mësohën detaje dhe bizneset që janë të përfshira. Ky operacion vjen në kuadër të fushatës së luftës ndaj informalitetit që qeveria ka nisur prej javësh.

Top Channel