“Vuelta de Espana”/ Nis me garën kronometër ekipor

25/08/2019 16:27

Këtë të shtunë startoi ngjarja e tretë më e rëndësishme çiklistike, Xhiro e Spanjës që është në edicionin e 74 të saj. Gjithçka nisi me etapën kronometër ekipor ku u shfaqën më mirë iklistët e skuadrës Astana. ishte një etapë që kaloi në zonë me panoramë fantastike pikërisht në Torrevieja, një qytet që është në juglindje të Spanjës.

Skuadra kazake e mbylli etapën kronometër ekipor të gjatë 13.4 km me kohën 14 minuta e 51 sekonda duke lënë pas në vendin e dytë Deceuninck-Quicjk step me 2 sekonda më shumë, ndërkohë që në vendin e tretë u pozicionua skuadra e Sunweb me 5 sekonda më shumë se Astana. ndërsa skuadra e Movistar ku bëjnë pjesë Alejandro Valverde e Nairo Quintana u rendit e 7 me 16 sekonda më shumë.

Vlen të theksohet se në këtë etapë të parë pati edhe një rrëzim me protagonistë çiklistët e skuadës Jumbo-Visma. Mes atyre që u rrëzuan ishte edhe Roglic, një prej favoritëve për suksesin final.

Gjithsesi Jumbi-Visma e mbylli etapën ekipore me një kohë 40 sekonda më të lartë se ajo e Astanës.

Fitorja e Astanës i dha mundësinë kolumbianit Miguel Angel Lopez të marrë kryesimin në renditjen e përgjithshme duke lënë padyshim pas të gjithë shokët e tij te skuadra Astana. Edicioni i 74 i xhiros së Spanjës do të mbyllet në 15 shtator në Madrid.

Top Channel