Një zjarr i madh u shfaq këtë të premte në masivin pyjor me pishë në fshatin Patin të Bashkisë së Klosit.

Vatra e zjarrit u përhap me shpejtësi për shkak të erës.

Të parët që kanë nisur ndërhyrjen për shuarjen e flakëve kanë qenë banorë të zonës. Zjarrëfikësit detyrë kryesore kishin mbrojtjen e banesave dhe atje kanë vendosur edhe një automjet. Pas disa orësh, flakët janë vënë nën kontroll.

Pamjet që po shihni janë nga vatra e zjarrit në momentin që ajo ishte në forcën e saj maksimale. Tani situata në Klos është qetësuar.

Top Channel