Valdet Rama nuk rikthehet/ Dështon përpjekja e Kukësit për ta patur sërish në ekip

20/08/2019 15:30

Përpjekjet e skuadrës së Kukësit për të mbajtur në gjirin e saj një futbollist cilësor si Valdet Rama morën fund zyrtarisht.

Ekipi verilindor që ishte në negociata prej javësh me mesfushorin ofensiv për të qenë pjesë e sezonit të ri, nuk do të qëndrojë më në Shqipëri me të gjitha gjasat.

Në bazë të pretendimeve financiare të futbollistit, Kukësi pranoi të lëshonte diçka, por asnjëherë nuk eliminua distanca mes palëve.

Tani Kukësi po kërkon të tjerë lojtarë në repartin ofensiv. Së fundmi në orbitën e verilindorëve është përfshirë sulmuesi Emanuel Giasi. Italo ganezi i lindur në Palermo është aktualisht në pronësi të Specias, por sezonin e fundit e kaloi në Austri me fanelën e Zyd Tirol, duke shënuar 4 gola.

Top Channel