Bryon Pasi u bë baba vendosi të ndryshojë sjelljen e tij të dhunshme dhe të linte jetën e vjetër pas. Dhe një nga hapat më të mëdhenj drejt këtij qëllimi ishte heqja plotësisht e të gjitha tatuazheve të tij raciste të fytyrës.

Bryon nisi të hiqte tatuazhet kur ishte vetëm 14 vjeç dhe kaloi gjashtëmbëdhjetë vitet e ardhshme të përfshirë në një organizatë raciste në Shtetet e Bashkuara. Ai ishte i njohur për mënyrat e tij të dhunshme, madje fitoi pseudonimin “pit bull”.

Bryon madje bashkë-themeloi një bandë të quajtur Vinlanders Social Club, i cili përfundimisht fitoi një reputacion si  jashtëzakonisht i dhunshëm.

Bryon u martua me Julie Larsen në 2005 dhe çifti patën një fëmijë një vit më vonë. Kjo ishte pika e kthimit për burrin – ai vendosi që të ndryshonte dhe distancohej nga çdo lloj urrejtje, diçka që inkurajohej nga gruaja e tij.

Tatuazhet e dhunshme dhe raciste të fytyrës sigurisht që nuk e ndihmuan njeriun të linte jetën e tij të vjetër dhe Julie kishte frikë se Bryon mund të bënte diçka të nxituar – si zhytja e fytyrës së tij në acid vetëm për t’i hequr ato.

Julie dëshironte të ndihmonte burrin e saj dhe kontaktoi aktivistin anti-racist Daryle Lamont Jenkins. Pas  disa takimesh dhe vlerësimesh, përfaqësuesit e qendrës vendosën që Bryon ishte i gatshëm të riintegrohej në shoqëri. Qendra ndihmoi në gjetjen e një kirurgu plastik i cili  i hoqi tatuazhet dhe një person anonim dhuroi 35 mijë dollarë, me kusht që këto para të shërbenin për të paguar procedurat.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel