Mallakastër, kryebashkiaku në ikje: Kam bërë gjëra që s’i imagjinoja

13/08/2019 14:07

Paraditen e së martës u zhvillua mbledhja e fundit mbi analizimin e punës së administratës në bashkinë Mallakastër, gjatë periudhës 4-vjeçare, 2015- 2019 nën qeverisjen e Agron Kapllanajt.

Kryebashkiaku në ikje falenderoi punonjësit e administratës së bashkisë për kontributin e tyre duke thënë se gjatë këtyre 4 viteve janë bërë gjëra, që siç vetë Kapllanaj u shpreh, përpara se të bëhej kryetar as që i imagjinonte.

“Bashkinë e gjeta me borxhe në paga, kopshte dhe çerdhe. Pas 4 vitesh janë shlyer të gjitha borxhet dhe punët publike. Deri në fund të vitit do të akumulohen 150 milionë lekë të reja.”

Po sot, është caktuar konstituimi i këshillit të ri bashkiak si dhe marrja e detyrës së kryetarit të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Qerim Ismaili.

Top Channel