Kryetari i ri i bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj ka marrë zyrtarisht detyrën pas konstituimit të këshillit bashkiak.

Por për të hyrë në zyrën që do të drejtojë për katër vite i është dashur që të hapë forcërisht derën e mbyllur nga paraardhësi Agron Kapllanaj.

Ndërkaq konsitutimi i këshillit bashkiak është bërë në mjediset e gjimnazit të qytetit, pasi ish-kryebashkiaku Agron Kapllanaj në ditën e fundit të punës zhvilloi analizën e punës 4-vjeçare të bashkisë, thuajse në të njëjtën orë që do mbahej mbledhja e këshillit bashkiak.

Pas përfundimit të mbledhjes me administratën e bashkisë, ish-kryebashkiaku Agron Kapllanaj, la zyrën e tij i shoqëruar nga një pjesë e administratës dhe disa simpatizantë të tij dhe nuk bëri rezistencë.

Këshilli bashkiak Mallakastër përbëhet nga 21 anëtarë, nga të cilët 15 këshilltarë janë të PS-së, dhe të tjerët u përkasin partive të vogla, kryesisht të spektrit të majtë.

Top Channel