Tifozët e Paris Sën Zhermenit nuk e fshehën aspak kontestimin me futbollistin brazilian Nejmar, në debutimin që kampionët e Francës bënë në Ligën franceze ndaj Nimes. Por shumëkush në futbollin transalpin, pyet veten nëse vërtet sulmuesi problematik që kërkon largimin, i duhet ekipit parizien.

Armata e trajnerit Tomas Tuhel ofroi spektakël dhe gola që në start. Fillimisht ekipi vendas mori avantazhin në Parkun e Princërve me penalltinë e kthyer në gol nga sulmuesi uruguajan Edinson Kavani, episod që u vendos përmes sistemit të videoarbtrimit.
Dyfishimi i rezultatit të Paris Sën Zhermen erdhi nga bomberi i kombëtares franceze Kilian Mbape’ ndërsa argjentinasi Di Maria firmosi trisin fitues.

Mesfushori tentoi ti kthente favorin sulmuesit Mbape; por ky i fundit si rrallëherë nuk u tregua i ftohtë në zonën e penalltisë. Skuadra pariziene po tenton këtë muaj të zgjidhë përfundimisht çështjen problematike me Nejmar, sulmuesi që kërkon largimin por që nuk do ti jepet leja, pa të paktën 200 milionë Euro.

Top Channel