Media italiane “La Verita” ka publikuar videon e tretë mbi çështjen “Zhvatja”, audio-përgjime të cilat tronditën politikën maqedonase. Në videon në fjalë dëgjohet biseda mes Bojan Jovanovskit – Boki 13, Jordan Kamçev dhe Katica Janeva.

Në bisedë dëgjohet se si Janeva i thotë Kamçevit se prokurorja Lile Stefanovska që ka rastin “Perandoria” është nën kontrollin e saj.

“Jam shumë e zënë për ta mbajtur atë nën kontroll rregullisht. Sidoqoftë, asgjë nuk mund të ndodhë pa mua”, -i thotë prokurorja special Katica Janeva biznesmenit Jordan (Orce) Kamçev. Ndërkohë që Bojan Jovanovski thotë se Kamçev ka frikë nga Stefanova.

Gazetari italian përmend edhe njohjen e Bokit 13 me kryeministrin Zoran Zaev. Jovanovski madje i tregon fotot me kryeministrin edhe në televizionin e tij.

Po ashtu ai hapur fare i siguron Orce Kamçevit mbështetjen e kryeministrit dhe se ai nuk do të kundërshtojë në asnjë mënyrë vendimin e marrë nga Prokuroria dhe se po ashtu e ka takuar atë personalisht.

Në audiopërgjim tregohet se si Bojan Jovanovski, Jordan Kamcev dhe Katica Janeva, janë në dijeni si do të shkojë e gjithë procedura për çështjen “Perandoria”, cështje për të cilën biznesmeni Kamçev është një nga të dyshuarit kryesorë.

Top Channel