Flamurtari bëhet me trajner të ri. Skuadra vlonjate për sezonin e ardhshëm do të drejtohet nga Gert Haxhiu dhe ishte vetë klubi që zyrtarizoi këtë lajm nëpërmjet një komunikate për shtyp të publikuar në faqen e internetit dhe në rrjetet sociale.

Gert Haxhiu do të zëvendësojë në pankinën e Flamurtarit, Ilir Dajën që tashmë është larguar.

Flamurtari tashmë e ka bërë edhe prezantimin e trajnerit 46 vjecar i cili më parë ka qenë pjesë e kësaj skuadre si futbollist.

Bashkë me Gert Haxhiun në stafin teknik do të jetë edhe Dritan Sadedini, një tjetër emër që njihet në futbollin vlonjat. Gert haxhiu në karrierën e tij si trajner ka drejtuar edhe skuadra si Korabi, Besa, Partizani apo dhe Skënderbeu.

Top Channel