Një nga zonat më të bukura të qarkut të Elbasanit, Parku Kombëtar i Shebenikut njeh vizitorë, madje edhe në një numër të shtuar, në çdo stinë të vitit. Nuk është e mundur që këtu të mos gjesh njerëz, qoftë në ditë të javës, apo në fundjavë.

Jo vetëm parku më i madh në Shqipëri, por edhe më i rëndësishmi, pjesë e këtij parku së fundmi është edhe zona e Rrajcës, së fundmi pjesë e trashëgimisë botërore Unesco.  Sipas Administratës së Zonave të Mbrojtura, këtu çdo ditë e më shumë këtu është shtuar numri i turistëve, sidomos atyre të huaj.

Askush nuk mund t’i rezistojë tundimit të ajrit të freskët të maleve dhe të ujit të kristaltë të liqenit të Fushë Studës. Por problem këtu vazhdon të mbetet akomodimi. Turizmi vazhdon të jetë një ditor për shkak të mungesës së njësive akomoduese. Duket se banorët e këtyre zonave ende nuk kanë shfrytëzuar mundësinë e krijimit të bujtinave.

Top Channel