1 shtatori i këtij viti është afati i fundit për mbylljen e transmetimeve televizive analoge në Tiranë, Durrës dhe Vlorë.

Auoriteti i Mediave Audiovizive thotë se pas kësaj date kanalet televizive do të mund të vazhdojnë të ndiqen falas, pa pagesë vetëm përmes teknologjisë së transmetimeve digjitale, nëse ke një televizor smart të gjeneratës së fundit që kanë të inkorporuar marrësin digjital tokësor DVB T2, apo dekoderat të tipit DVB T2 nëse ke televizor të prodhimeve të vjetër ose që janë pa marrës digjital të integruar DVB T2.

Ndërprerja e transmetimeve televizive në sistemin analog dhe kalimi i tyre në digjital është një proces i detyrueshëm për të gjitha vendet europiane gjithashtu edhe për Shqipërinë, që ka nisur shumë vite më parë.

Top Channel