Profesoreshë Daniela para 8 vitesh u largua nga Italia drejt Shqipërisë, për emër ta dashurisë. Sot, Daniela jep mësim në shkollën italiane të kryeqytetit dhe tregon se vendlindja e saj nuk ndryshon shumë nga vendbanimi. Ajo ndihet si në shtëpi.

“Për ne është shumë interesante, sepse një pjesë e komunitetit shqiptar ka shumë dashuri për Italinë, dhe për ne është ‘come al casa’”, thotë Daniela.

Ndërkaq jo vetëm Daniela u mëson të rinjve italishten, por dhe asaj një tjetër mësuese i ka mësuar të flas mjaftueshëm mirë gjuhën shqipe.

Vështirësinë e has gjatë përditshmërisë, pasi me këdo që komunikon përgjigjet i kthehen në italisht.

“Këtu në Tiranë me të vërtetë flasin italisht aq shumë, saqë për mua pas një kurs gramatike është e vështirë për të praktikuar shqipen”, shprehet ajo.

Nga ana tjetër, profesoresha italiane vlerëson interesin e përbashkët mes dy vendeve.

“Besoj se Italia dhe Shqipëria kanë një shkëmbim historik, që me romakët, me ilirët… nuk ka filluar sot. Është një inter që lidhet me kulturë personale, sepse këtu studentët flasin 2, 3 apo 4 gjuhë”, shton më tej Daniela.

Top Channel