Partia Demokratike ka shpalosur planin e saj, që përmban katër hapa, me të cilin thotë se do të luftojë korrupsionin kur të vijë në Qeveri dhe do të rikuperojë paratë dhe pasuritë e vjedhura.

Hapi i parë i PD-së është “miratimi i një pakete ligjore radikale kundër krimit dhe korrupsionit qeveritar.” Më pas vjen “hetimi dhe ndëshkimi i veprimtarisë kriminale të qeverisë për prokurimet dhe licensimet publike.”

Hapi i tretë që do të ndërmarrë PD është “rikuperimi i pasurive të vjedhura përmes kontratave dhe koncesioneve publike.” Dhe si hap i fundit është parashikuar “lufta kundër pastrimit të parave”.

Fundi i pandëshkueshmërisë së korrupsionit dhe krimit në nivelet e larta është i vetmi fillim i vërtetë i ndryshimit të Shqipërisë, thuhet në reagimin e PD-së.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel