Miliarda dollarë fitime/ Në krye të listës, thyen rekordin 10-vjeçar të “Avatar”

22/07/2019 16:25

Mbretërimit 10-vjeçar të Avatar-it, si filmi me fitimet më të mëdha në botë, i erdhi fundi.

Të dielën, “Avengers Endgame” i Marvelit, kapërceu $ 2.79 miliardë dollarët në “box office”, ç’ka e katapultoi atë në krye të listës, duke spostuar në vend të dytë rrëfenjën epike fantastiko-shkencore të James Cameron, edhe pse diferenca ishte shumë e vogël.

Kreu i Marvel, Kevin Feige, i përshëndeti arritjet në Comic-Con në San Diego këtë fundjavë, edhe pse në atë moment, filmit i duheshin zyrtarisht edhe 500.000 dollarë për t’a thyer rekordin.

Vetëm në Britaninë e Madhe, “Avengers” nuk regjistroi të njëjtin ndikim si nëpër botë, duke u renditur i pesti për nga fitimet e siguruara prej shitjes së biletave.

“Star Wars’, “The Force Awakens” është ende filmi me fitimet më të larta në vend, i pasuar nga dy filma Bond, pasohet nga dy filma Bond, Skyfall dhe Specter, e më pas Avatari, i cili në Angli vazhdon të jetë përpara “Endgame-it”.

Top Channel